Aksidentohet një tjetër autobus në Tiranë/ ‘Kombinati’ përplaset me koshin dhe përfundon në…

Autobusi i linjës së trasportit publik në kryeqytet, Kombinat-Kinostudio ka pësuar ditën e sotme një aksident.

Mësohet se autobusi është përplasur me një kosh mbeturinash, pasi shoferi ka humbur kontrollin, ndërsa brenda tij kishte dhe pasagjerë. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Siç shihet dhe nga fotoja, autobusi ka devijuar sipër trafik ndarëses.

Ky është aksidenti i radhës në kryeqytet ku është përfshirë transporti publik, pas atij ku urbani i linjës së ‘Unazës’ përfundoi në lumin Lana, apo edhe autobusit të linjës së qytetit studenti, që u përplas me stacionin. Nga ana tjetër dhe një shofer është kapur nga policia teksa drejtonte autobusin në gjendje të dehur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

10 + fifteen =