Vuçiç kritikon Gjermaninë pasi ishte pro anëtarësimit të Kosovës në KE: Edhe britanikët janë më korrektë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste për TV Prva ka thënë se deklarata e G7 ia ka hapur sytë, por e ka kritikuar të dërguarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pasi ky i fundit tha më 13 maj se Gjermania do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Edhe britanikët sillen më korrekt se gjermanët, sepse nuk do të përdorin sëpatën menjëherë. Unë nuk e jap integritetin territorial të Serbisë në përputhje me urdhrin e OKB-së, të cilin ju e mbështesni me kaq pasion për çështjen e Ukrainës. Vendosa t’i qëndroj parimit të tyre, a ka ndonjë gjë më të rëndësishme. Dhe parimi është se nuk mund të pranoi cenimin e integritetit territorial të Serbisë”, tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi se disa përfaqësues perëndimorë janë shumë arrogantë, të vrazhdë dhe të pamëshirshëm për këtë çështje, “sepse nga njëra anë pretendojnë se nuk do të pranojnë ndryshimin e kufijve për asnjë pëllëmbë të Ukrainës, por do të marrin pjesë në shkatërrimin e integritetit territorial të Serbisë”.

Duke folur për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, gjegjësisht për katër shtete, Vuçiç theksoi se nuk do ta vendos Serbinë në pozitën të pa lakmuar.

“Sepse tashmë janë dy shtete që bëjnë klane që duhet të punojnë kundër politikës që po ndjek Serbia. Këtu kam katër shënime, por nuk do t’i tregoj. Ne do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve”, shtoi kreu i shtetit serb.

I pyetur nëse ekziston mundësia që konflikti në Ukrainë të përhapet në rajon, Vuçiç potencoi se “më shumë kam frikë nga presioni për njohjen e Kosovës dhe çfarë sanksionesh do të na vendosin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

one × five =