Ukraina fiton Eurovisionin, vjen reagimi i parë i Ronela Hajati

Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar pas fitores së Ukrainës në Eurovision.

Ajo ka postuar një status në Twitter ku shkruan “WTF”(Çfarë dreqin)

Komentet kanë qenë të shumta dhe në këndvështrime të ndryshme, por Ronela nuk ka bërë asnjë reagim tjetër.

Ukraina fitoi Eurovision me këngën “Stefania” nga Kalush Orchestra. 40 shtete votuan duke nxjerrë në vend të parë Mbretërinë e Bashkuar me 283 pikë, e ndjekur nga Suedia me 258 pikë, Spanja me 231 pikë dhe Ukraina me 192 pikë.

Megjithatë, votat e publikut ndryshuan gjithçka. 439 pikë për Ukrainën, bënë që të renditet në vend të parë me një diferencë të madhe pikësh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

14 + 17 =