Mbërrin në Tiranë Sekretari i Shtetit i Presidentit Trump: U ftua nga Taulant Balla

Në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri -SHBA, Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ndodhet në Tiranë.

Gazetari Top Channel , Muhamed Veliu mëson së zoti Pompeo vjen më ftesë të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Gjatë qëndrimit në Tiranë ish sekretari Pompeo do të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga universiteti i Tiranës.

Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu nën Presidentin Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70- të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga viti 2018 deri në 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

twelve + thirteen =