Mashtrimi i radhës nga Berisha me dokumentin që kërcënoi Ramën

Mazhoranca njoftoi se nuk do të pranojë për shqyrtim asnjë dokument që mban firmën e deputeti Sali Berisha, për shkak se sipas tij ai është shpallur non-grata nga SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracië. Për të sfiduar këtë qëndrim të mazhorancës, Sali Berisha doli para kamerave duke firmosur më 13 Maj një kërkesë për mocion urgjent me debat me Kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratat e tij publike për Bashkimin Europian. Por mesa duket e gjitha ka qenë një bllof dhe gënjeshtër e Sali Berishës.

Në kërkesën e deputeteve të opozitës që është protokolluar në Kuvend mr nr. 1802, datë 13.05.2022, mungon firma e deputetit Sali Berisha. Dokumenti që është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend mban firmën vetëm të deputetëve Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Monika Kryemadhi, Tritan Shehu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këllici, Edi Paloka dhe Flamur Noka.

Pra, dokumenti që Sali Berisha nënshkroi live para kamerave dhe që më pas iu shpërnda mediave ka qenë thjeshtë për të mashtruar opinionin publik se ai nuk i nënshtrohet presionit të mazhorancës. Por e vërteta është që për të mos u refuzuar kërkesa, Sali Berisha i është nënshtruar presionit të mazhorancës, ose deputetet e tjerë të opozitës që kanë nënshkruar kërkesën janë tallur me të. Pas këtij qëndrimi duket se Sali Berisha po mësohet me idenë se është një deputet ndryshe në Kuvendit e Shqipërisë, jo vetëm non-grata nga SHBA, por non-grata edhe nga shumica në Parlament.

Duke qenë se kërkesa nuk është firmosur nga Sali Berisha ajo është përfshirë menjëherë në procedurë parlamentare dhe do të shqyrtohet nga Konferenca e Kryetarëve më datë 17 Maj, ora 10:00.

Dokumenta bashkëngjitur

Leave a Reply

Your email address will not be published.

sixteen − two =