Ish-kreu i PD bojkoton Berishën në Shkodër: Përballja jote me DASH është si të kalosh Himalajat në këmbë

Ish-kryetari i degës së Partisë Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli, zgjodhi të mos i bashkohet takimit që Sali Berisha mbajti sot me demokratët e Shkodrës.

I shprehur hapur kundër Komisionit të Rithemelimit, Amuli tha në një lidhje Skype se nuk mund t’u bashkohet takimeve që Berishës i shërbejnë për interesa personale.

“E kam shprehur që në fillim qëndrimin tim kundër foltores. Nuk kisha arsye të marr pjesë në takimin e sotëm. Nuk kam marrë pjesë në takime të tilla.

Rithemelim nuk mund të ketë me ata që kanë pasur pushtet mëse 30 vite. Ai ka hallet e tij dhe po e bën për vete. Këto zgjedhje po shkojnë me një kandidaturë. PD është në një dilemë që nuk ka qenë asnjëherë.

Baltosja që i është bërë gjithë PD dhe gjithë atyre që nuk e mbështetën foltoren. Kjo nuk i shërben për mirë PD-së”, tha ish-kreu i PD-së në Shkodër.

Sipas Amulit, përballja e Berishës me non gratën po thellon krizën e demokratëve.

“Përballja e Berishës me DASH është si të kalosh Himalajat në këmbë”, u shpreh Amuli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × four =