G7 do ta godasë Serbinë, pamëshirshëm nëse provokon konflikt / Rrugët e Putinit për në Ballkan po mbyllen

Vendet e G7-ës Franca, Kanadaja, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja i kanë dhënë një mesazh të fuqishëm Serbisë, se nuk do të tolerohet një shtet europian, pavarësisht që nuk është në BE, të qëndrojë pranë Rusisë në luftën e pamëshirshme ndaj Ukrainës.

G7-a në samitin treditor që dje i mbylli punimet, është treguar e vendosur për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, e shprehur kjo jo vetëm nëpërmjet deklaratës për të ndihmuar ukrainasit në luftë, por edhe me mesazhin e qartë, se nuk do të njohë kurrë pushtimin e asnjë pjese të vendit sovran.

Image

G7 përcakton se Rusia është e dënuar të humb në Ukrainë, pavarësisht pasojave

G7-a dënon përpjekjet e Serbisë për ndarjen e Bosnjës

Ndonëse, nuk e përcakton se nuk do ta njohë pushtimin e Krimesë të bërë në vitin 2014, duket se mesazhi është i qartë, konfirmues se nuk e njeh atë pushtim, pavarësisht se reagimet asokohe ishin më të buta, por që asnjë vend europian, as G7-a, nuk e ka njohur kurrë regjimin e vendosur në Krime nga Putini, përveç Bjellorusisë.

Pra, G7-a ka dhënë disa mesazhe të qartë dhe serioze për rendin e gjërave, në një periudhë të afërt kohore.

Se Rusia është e dënuar të humb në Ukrainë, pavarësisht pasojave; dhe se

Serbia nuk do të mund ta ëndërrojë zgjerimin e saj, drejt Bosnjës, me ndarjen e Republikës Serbe.

Këto kryemesazhe duhet të lexohen qartësisht dhe me saktësi, nga të dyja shtetet shqiptare në vijim të politikbërjes.

“Ne nuk do të tolerojmë politikën secesioniste të RS, e cila kërcënon të ardhmen dhe stabilitetin e Bosnjë e Hercegovinës në rajon”, kanë thënë ministrat e Jashtëm të G7 në një deklaratë të përbashkët.

Image

Edi Rama me Vuçiqin dhe Dodikun ‘non grata’ dhe të sanksionuar nga SHBA-ja e BM-ja

Por, derisa G7-ta po bën çdo përpjekje për ta ndëshkuar Serbinë, për shkak të politikave secesioniste, Shqipëria, qeveria e saj në krye me Edi Ramën, po e bëjnë të kundërtën, po e mbrojnë Serbinë aq shumë, sa janë verbuar dhe nuk po e dallojnë ende në cilën anë është, të Perëndimit apo të Lindjes.

Ne urojmë që Serbia të mbetet në anën e Lindjes ruse, dhe të mos tentojë fare Perëndimin, për të cilin vetëm ka qëllim përfitimi dhe mashtrimi. Kultura e mirëfilltë perëndimore, është jashtë shpirtit serb. Ajo frymon me kulturën ruse, binaritetin e saj, dhe me përpjekjet shovene dhe antinjerëzore të saja.

Pra, ajo duhet të marrë atë që i takon nga Perëndimi, ndëshkimin! Pavarësisht se të vonuar, ai po kthehet në domosdoshmëri. Shpresojmë që G7-ta të shkojë drejt sanksioneve ndaj Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

14 − six =