Erseke/ Breshëri dëmton prodhimet në Boshanj, banorët kërkojnë ndihmë

Breshëri ka dëmtuar prodhimet në fshatin Boshanj.

Prej rreth 1 ore rreshjet e breshërit kanë qenë të dendura, duke dëmtuar të mbjellat : grurë, tërshërë, dhe kopshtet: fasule, domate, qepë dhe speca.

Rreth 30 familje të Boshanjit, 20 km larg Ersekës, nëpërmjet fotove dhe videove të dërguara për Ora News, kanë kërkuar ndihmë nga instancat duke treguar me pamje dëmet e shkaktuara nga breshëri.

Këto familje ndër të tjera kanë shqetësim edhe rrugën e fshatit, që u dëmtua akoma edhe me shumë nga rreshjet e sotme çka sjell vështirësi për banorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

ten − 2 =