E rëndë në Tiranë/ I riu shkon te Liqeni dhe pi fotoksinë, zbulohet si është gjendja e tij shëndetësore

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Një 33-vjeçar është kapur teksa ka tentuar të helmohet duke pirë fotoksinë në zonën e Liqenit artificial në kryeqytet. Ai është nisur me urgjencë për në spitalin “Nënë Tereza” ku po merr ndihmën nga mjekët. Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë të riun drejt këtij hapi ekstrem

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2022, te Liqeni Artificial, shtetasi Sh. Sh., 33 vjeç, dyshohet se ka pirë fotoksinë dhe është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

nineteen − four =