Dita nis me temperatura të larta, por çfarë parashikohet pas mesditës në vend?

Qarkullimi i masave ajrore nga jugu i Europës vijon në vendin tonë duke sjellë mot të kthjellët dhe të ngrohtë por pas mesditës; vranësirat do të shtohen duke rrezikuar shira pothuajse në të gjithë vendin, përjashtuar vijën bregdetare. Më të dukshme shirat paraqiten në zonat malore veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që orët vona të pasdites të largojnë vranësirat nga territori duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por 2 gradë rënie presim në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do fryjë e lehtë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë max 25 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzimi i ulët.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet do të jenë prezente. Konkretisht; Me diell dhe temperatura relativisht të larta paraqiten; gadishulli Iberik si edhe Europa Juglindore ku termometri në disa rajone do të ngjitet deri në 29°C. Ndërsa si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare në Lindje të Europës, vendet Lindore karakterizohen nga reshje dëbore dhe ngrica.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

twelve + three =