Zhvendoset autobusi në Lanë, Veliaj: Do të rikthehet si instalacion

Autobusi i aksidentit në Lanë,që fatmirësisht nuk solli të lënduar rëndë, është zhvendosur përkohësisht për t’u kthyer më pas si instalacion. Lajmin e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjete sociale.
“Me kerkese te prokurorise qe po heton aksidentin unik, kerkohet spostimi i mjetit per te bere ekspertizen autoteknike ne garazh/terren. Mjeti u spostua mbreme! Do te rikthehet ne perfundim te hetimeve po aty, si instalacion per kujdesin ne qarkullim. Fundjave te mbare!”, shkruan Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

20 − ten =