Zgjedhja e kryetarëve të degëve, Balla: Hapim partinë, kandidatë përtej strukturave

Taulant Balla që mbulon edhe zgjedhjet e PS për qarkun Fier tha të shtunën se, me zgjedhjet për kryetarët e rinj të degëve, PS-ja do të synojë një hapje të partisë, përtej strukturave partiake

“Zgjedhjet tona të brendshme që sapo kemi startuar nuk do t’i ngjajnë zgjedhjeve të brendshme të viteve të shkuara, por duhet të jenë një proces debati kombëtar, jo vetëm partiak.

Ky proces përmban një hapje të re shumë serioze, shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë.

Partia Socialiste mirëpret çdo kandidat i cili beson se ka aftësitë dhe vizionin e duhur për drejtimin e degëve lokale në pozicionet e kryetarëve dhe sekretarëve ekzekutivë të PS në 61 bashki të bëhet pjesë e zgjedhjeve”, tha Balla.

Deklaratën Balla e bëri pas Mbledhjes së Këshillit Koordinues të Partisë Socialiste të qarkut Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

sixteen − seven =