Një kartolinë për Saliun, Ilirin, Ramën me qeveritarët dhe SPAK-un: Për llogari të kujt u shkelën ligjet në privatizimin e Hec-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2?

Për privatizimin e Hec-ve Ulvz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 është folur herë pas herë sidomos në këtë situatë krize sepse në mungesën e energjisë elektrike për familjet shqiptare dhe bisnesin e vogël ka koontribuar ndjeshëm edhe privatizimi i këtyë katër hidrocentraleve. Por në redaksi na vjen një ekspertizë për shkeljet ligjore që kanë ndodhur gjatë procedurave pë shitjen e këtyre hidrocentraleve. Lexojeni dhe do të kuptoni që privatizimi i katër hec-ve të sipër përmendur është një aferë megakorruptive.

Shkelja e parë. Me një manovër institucionale iu shmangën Ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”. Neni 4 i ligjit nr.8306, datë 14.3.1998  ka një paragraf ku shkruhet: “..Nuk do të konsiderohen pjesë të sektorëve me rëndësi të veçantë ndërmarrjet, shoqëritë tregtare ose pjesë të tyre, të cilat kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike dhe kanë rezultat financiar me humbje për mbi 3 vjet rresht.”, nen ky që nuk iu lejonte shkëputjen nga KESH sha për objektet rentabël siç ishin katër hidrocentralet dhe as privatizimin e tyre ndryshe nga Ligji nr 8306 që ishte dhë është ligji kuadër për privatizimin e sektorëve strategjik!

Mjeshtrat hartuan dhe Miratuan Ligjin Nr 10410 datë 9.6.2011 ”Për ”Për krijimin e shoqërive ….., përcaktimin e formës dhe dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërive “Hec Ulëz-Shkopet”sha dhe “Hec Bistrica 1 dhe Bistrica 2”sha.”. Në këtë manovër nuk i referohen fare Ligjit 8306 dhe as neneve që kushtëzojnë nxjerrjen e objekteve/sektorëve jashtë KESH sha. Kjo për të hapur rrugë procedurave të paramenduara sepse Ligji nr.8306 nuk i lejonte të privatizonin katër hec-et. Por qeveritarët ishin të vendosur, mbase nën presion, që këto katër hec-e ti bënin kurban!!

Shkelja e dytë. Për të ralizuar qëllimin korruptiv institucionet dhe qeveria, ndryshe nga sa parshikohej në kuadrin ligor, deformuan kriteret mbi cilësimin e investitorit startegjik. Fillimisht Shpallen kriteret mbi cilësimin e investitorit startegjik (Neni 4.1), VKM nr 152 dhe VKM 153 dt 29/02/2012. Mbasi iu dështoi tenderi  bënë vendime qeverie (VKM nr 676 dhe 677 dt 03/10/2012) për të ndryshuar kriteret mbi cilësimin e investitorit startegjik! (shif Neni 4.1 në VKM e mësipërme); duke shkelur haptazi ligjin 8306 edhe pse për ironi vet vendim marrësit i referoheshin këtij ligji ( Referenca hyrëse në VKM nr 676 dhe 677:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7 të ligjit nr. 8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”,..). Vini re se sa trashë është vepruar për të shkelur ligjin 8306. Veprimi i parë. Pika 4.1 në VKM 152 dhe 153 dt 29/02/2012, që i qendron besnik përcaktimeve në lisgjin 8306, është e formuluar: (Pjesëmarrja  në  procesin  e  tenderimit  është  e  hapur  për  të  gjithë  investitorët  e  interesuar  të  cilët  janë  investitorë  strategjikë,…

METE  do  të  rezervojë  të  drejtën  t’u  dërgojë  ftesa  për  ofertë  vetëm  atyre  investitorëve  të  interesuar,  të  cilët ….,  kanë treguar që përmbushin kriteret e kualifikimit të mëposhtëm: 1.  Të  jenë  themeluar  …; 2. Të  kenë  aftësi  paguese….; 3.  Të  zotërojnë  burime  njerëzore,  teknike,  profesionale  dhe  eksperiencë  organizative  në  operimin e hidrocentraleve – një ofertues i cili zotëron/operon një ose më shumë hidrocentrale, me një fuqi të instaluar, veçmas ose të kombinuar prej të paktën 15 MW, konsiderohet që e përmbush këtë kriter; 4. Të zotërojë burimet financiare për operimin e hidrocentraleve – një ofertues konsiderohet se e plotëson këtë kriter nëse kapitalet e veta, siç rezulton nga llogaritë financiare të vitit të fundit financiar, janë të paktën të barabarta me 25 milionë euro (ose ekuivalenti në një monedhë tjetër); 5. Të ketë një reputacion rajonal dhe/ose ndërkombëtar si operator në tregun e energjisë. Veprimi i dytë.

Mbasi nuk ia dolën duke respektuar kriteret ligjore të Investitorit strategjik, hartojnë dy VKM të tjera (676 dhe 677), ku kriteret e investitorit strategjik bëhen jo sipas ligjit por si ato te Maliqit. Neni 4.1 në VKM 676 dhe 677 dt 03/10/2012 është i formuluar: (Oferta të vlefshme do të konsiderohen ofertat e investitorëve të interesuar, të cilët janë investitorë strategjikë, sipas përkufizimit vijues, ….: 1.Të jenë themeluar…..: 2.Të kenë aftësi paguese…; 3.Të zotërojnë burime njerëzore, teknike, profesionale eksperiencë organizative në menaxhimin e kompanive të mëdha; 4.Të zotërojnë burimë financiare që nga llogaria.., të jenë të paktën 25mln euro..).

Pra: Është hequr eksperienca në menaxhimin operimin e hec-ve dhe zotërimi i një hec-i me fuqi prej të paktën prej 15MW.    Kjo është shkelje e rëndë e Ligjit 8306 është bërë qëllimisht!.. ku Neni 1 i tij parashikon:( “Investitor strategjik” është çdo person juridik që zotëron garanci financiare dhe afirmim në veprimtarinë ekonomike në një sektor të caktuar.). Çudia legjislative e shekullit, xhonglim spekullativo korruptiv: VKM del mbi ligjin! Trimëri e zyrtarëve që ndjehen të sigurt sepse kanë akaparuar gjithë pushtetet. Dhe fituesi rezulton se nuk ka asnjë fije floku eksperiencë në operimin e hidrocentraleve.

Shkelja e tretë. Mbasi është shpallur fituesi bëhet vendim i qeverisë  dhe urdhër i MF për të lejuar zbritjen nga vlera e ofertës detyrimet që DPT i ka kompanisë fituese për TVSH e pa rimbursuar!. Kjo nuk ka qenë parashikuar në kushtet e Dokumentave Standarte të Tenderit (DST). Janë inkuadruar dy shkelje të rënda. Së pari, Neni 9 i Ligjit 8306 përcakton : ”… Në çdo rast paketa që do të privatizohet me pjesëmarrjen e investitorit strategjk, do të paguhet me para.” Duke kompensuar përmes TVSH së pa rimbursuar është shkelur edhe  neni 9 i këtij ligji. Kuptohet, gjithçka e targetuar me qëllim favorizimi! Së dyti, Nëse përjashtimi nga Ligji 8306 parashikohej në DST, në garë mund të merrnin pjese edhe kompani të tjera, pse jo edhe shqiptare..!..

Qartazi është bërë favorizim dhe shkelje e barazisë që mesa duket fituesi e ka ditur që në nisje të procedurës! Besoj se Sali Berisha dhe Ilir Meta e kujtojnë mirë çfarë ka ndodhur në këtë procedurë me shkelje të rënda e të qëllimshme të ligjeve. Por nuk kuptojmë përse Qeveria “Rama” gjatë 9 (nëntë viteve) nuk gjeti rastin e kohën të bejë hetimin administrativ për këtë çështje mjaft të përfolur dhe veç masave administrative të dërgonte çështjen ne prokurori, sidomos tashmë në SPAK?! Edhe SPAK mund dhe duhet të kishte filluar hetim me iniciativë, sepse rasti është përfolur jo pak nëpër media! Vonesa për të nisur një hetim mbi këtë poshtërsi korruptive sjell parashkrimin  veprës penale si edhe në shumë raste tw tjera.  Tema

Leave a Reply

Your email address will not be published.

8 − five =