KAFSHËT LUFTËTARE SI DHE NJERËZIT

Nga Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI
(Elefandë, kuaj, qen, arinj, deve,.. pëllumba janë bërë padashur “luftëtarë” si dhe janë përfshirë në beteja të përgjakshme të “artit të shkatërrimit” të njerëzimit)
Luftrat janë një e keqe e njerëzimit, janë arti i shkatërrimit, që kanë lidur bashkë me shoqëritë njerëzore dhe janë bashkëshoqëruerse të tyre. Kafshët janë gjithashtu shërbëtore të njerëzimit edhe në situatë luftarake. Nuk janë të rralla rastet kur kafshët janë përfshirë në luftra bashkë me njerëzit, vecanërisht në kohët parahistorike e deri në ditët tona. Elefandët, kuajt, qentë, arinjtë janë bërë padashur “luftëtarë”, kanë luftuar bashkë me njerëzit, kanë qenë në front dhe në prapavijë. Këtu nuk e kemi fjalën për qentë e kufirit, të policisë dhe jo vetëm dhe as për qenin “Sadak”, qeni hero që shpëtoi shumë jetë në Thumanë dhe Durrës si mjeshtër i rrënojave të pallateve në tërmetin e 26.11.2019, as për qen heronj që kanë shpëtuar jetën e sa e sa foshnjave, apo për qentë e salloneve presidenciale kudo në botë. Fjala është për qenin hero të Luftës së Parë Botërore, për Rreshterin “Stabi”, një hero i vërtetë që kapërceu Atlantikun dhe ju gjend në kohë rreziku europianëve. Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri më 1918. Shtetet e Bashkuara i shpallën luftë Gjermanisë më 6.4.1917 dhe më 7.12.1917, i shpallën luftë Austro-Hungarisë. Në rrugëtimin luftarak në të dy luftrat botërore nuk munguan kafshët besnike të njerëzimit vecanërisht qeni dhe kali, por edhe kafshë-egërsira si ariu, që rriteshin mes njerëzve dhe imitonin ata sikurse ishte ariu “Wojtek”, qeni “Stubby” e deri tek historitë frymëzuese të qenit ushtarak “Kuno” gjatë një bastisje ka shpëtuar jetën e ushtarëve britanikë të cilët po luftonin al-Kaedën në Afganistan në gusht 2020. Qeni hero në momentin kur armiku po gjuante me armë zjarri ka dalë para plumbave dhe si pasojë e kësaj humbi të dyja këmbët e pasme. Qenit-hero pasi humbi këmbët në operacion luftarak ju porositën proteza duke bërë që të jetë qeni i parë ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar që porositet diçka e tillë. Qeni Kuno, i trajnuar për të zbuluar eksplozivë dhe armë, ju dha medalja për trimëri në një ceremoni virtuale sepse në momentin e sulmimit ishin pozicionuar për të mbështetur forcat elitare të Shërbimit Special të Anijeve, ndërkohë që është “pensionuar”. Janë të njohur historikisht kali i Gjergj Kastriotit si simboli që ka shoqëruar heroin dhe sipas Barletit, ishte i bardhë, i një race të zgjedhur, që pas vdekjes së heroit, ai nuk pranoi t’i hipte njeri tjetër deri sa ngordhi, kali i Osmanit gazit, kali që kalëronte Napolon Bonoparti, “Marengo”, një kal i bukur arab që ka hyrë në histori si më i famshmi nga të gjithë si dhe qindra figura të gjeneralizmit botëror. Kuajt kanë parë betejat nga më të përgjakshmet të njerëzimit, prerje kokash, krime të përbindshme. Po kështu edhe elefandët me fizikun e tyre të fuqishëm janë shfrytëzuar nga njerëzit në kohë lufte, duke i vendosur në ballë të ushtrisë, si mburojë, ndërkohë që elefanti përdoret për të sulmuar ushtarët e armikut, prandaj ai është në formë heshte, sikurse mban pesha shumë të rënda bashkë me devetë. Dhjetra prijësa luftarakë në betejat e mëdha të historisë përdorën elefandë, kuaj e deve si dhe kafshë të tjera lufte. Këtu përfshihet edhe Pirrua i Epirit, Aleksandri, Hanibali etj. Faktikisht gjithë prijësat e fushatave luftarake kishin për shok të parë kalin të shpejtë dhe të fuqishëm, deri sa “u ra vlera” me daljen e makinave luftarake mororrike si dhe helikopterët si vëndkomanda lufte në ajër.
QENI HERO QË ERDHI NGA AMERIKA NË EUROPË
(Qeni rreshter “Stubby”, më i dekoruari në historinë e njerëzimit).
Më 11.11.1918, Gjermania nënshkroi një marrëveshje armëpushimi me aleatët, për përfundimin e LIB, që njihej si “lufta për t’i dhënë fund të gjitha luftërave”, ku ndërmjet mijëra historive të vërteta të fushëbetejave dallon historia e një qeni që bëri histori më vete gjatë Luftës së Parë Botërore. Ka qenë korriku i 1917-ës, kur ushtari 25 -vjeçar Robert Konroi (Conroy), stërvitej bashkë me shokët e tij të regjimentit në një bazë ushtarake të improvizuar në Yale të New Haven, në Connecticut të ShBA-së, në pritje për tu hedhur në frontet e Luftës së Parë Botërore në Europë. Por diku midis kazermave, gjeti një këlysh bisht cung të vogël e të uritur qeni me sytë e mëdhenj e trupi gjithë muskuj i pitbullit. Konroi ishte një dashamirës i kafshëve dhe si i tillë e mori këlyshin për të cilin koha tregoi se shpejt ai do të bëhej i njohur dhe i dashur për të gjithë ushtarët dhe oficerët e Regjimentit 102 të Këmbësorisë Amerikane. Efektivit të regjimentit ju shtua edhe një “ushtar”, duke i bërë shoqëri Robert Konroi.
Meqënëse qeni ishte me bisht të shkurtër, ushtarët filluan ta thërrisnin këlyshin me emrin Stabi (Stubby), që në shqip nënkupton “cung” apo bishtprerë. Stabi u mësua me jetën e kazermës dhe me gjithë jetesën ushtarake, u njoh me alarmet, stërvitjet, mësoi si të përshëndeste ushtarakisht duke u ngritur mbi dy këmbët e pasme e të vinte putrën tek vetulla e djathtë. Ditët kalonin dhe erdhi koha që trupat të niseshin për në Europë, Regjimenti i 102 i Këmbësorisë ku bënte pjesë dhe Konroi, do të lundronte me anijen luftarake “S.S.Minesota”. U nisën bashkë me Stabin dhe pas disa ditësh, kur anija ishte larg në oqean, komandanti i Regjimentit ku ishte ushtar Konroit zbuloi se ushtarët e tij kishin edhe një qen me vete gjatë udhëtimit duke kaluar Atlantikun. Kjo e zemëroi shumë sa urdhëroi kapjen e menjëhershme të qen bishtprerit.
Urdhëri u zbatua por në momentin që komandanti po mendonte për ekzekutimin e tij, ai u habit sepse qeni përballë u ngrit mbi dy këmbët e pasme dhe nderoi ushtarakisht duke mbështetur putrën e djathtë mbi vetull, duke pritur urdhrin e ekzekutimit, apo të flakjes në oqean. Komandanti i Regjimentit nuk mundi t’i rezistonte një gjesti të tillë nderues edhe në prag ekzekutimi. Komandanti i dha leje të jetonte. Por me mbërritjen në Francë, regjimenti i Konroit, ju bashkua Divizionit të 26 të “Yankee” dhe u nis për në llogoret e luftës, duke u futur kështu në një periudhë prej tetë muajsh luftimesh të përgjakëshme. Bashkë me regjimentin luftonte dhe Stabi, një qen i vogël e i zgjuar, që nuk ishte thjeshtë një “luftëtar fronti”, por më shumë se një kafshë e thjeshtë, një thesar mbështetës në fushën e betejës luftarake. Stabi kishte mësuar shumë nga jeta intensive ushtarake, e ndjente instiktivisht kur jeta ishte në rrezik dhe i mbronte shokët e tij ushtarë të transheve me të njëjtën trimëri e vendosmëri, që çdo qen tjetër në botë do të mbronte të zotin e tij në rrethana të vështira lufte.
Stabi i përcillte me ulërima shokët e tij ushtarë të transheve që jepnin jetën me tmerr herë të copëtuar nga minat apo predhat e artilerisë e herë duke vjellë copa mushkërish si pasojë e sulmeve kimike të armiqve, armë kimike të sapozbuluara dhe të provuara për herë të parë në LIB. Në këtë situatë edhe Stabi u gjend përballë sulmit kimik me klorinë të gjermanëve. Ushtria e kishte kalitur dhe ai i mbijetoi sulmit kimik. Pas kësaj ngjarje Stabi u bë edhe më i ndjeshëm ndaj klorinës dhe një nuhatës e paralajmërues për ushtarët e tjerë të frontit sado larg që parapërgatitej hedhja e saj. Aftësitë e tij të reja u panë në një mëngjes herët, kur gjermanët, duke përfituar nga drejtimi i erës, filluan pa paralajmërim një sulm të ri kimik me klorinë mbi vendqëndrimet e ushtarëve amerikanë që ishin akoma në gjumë. Stabi u bë kështu një paralajmërues i rrezikut duke bërë zgjimin e amerikanëve duke lehur fort, duke kërcyer mbi shtretërit e ushtarëve dhe duke dhënë kështu alarmin e shpëtuar jetë të shumta. Kur ushtarët ishin të dërrmuar në luftime dhe të sfilitur nga lodhja kishte një “ushtar” vigjilent dhe i gatshëm gjithmonë. Ai ishte në kohë të mirë dhe të keqe, ditën dhe natën i gatshëm, në betejë dhe në pushimet e përkohshme të sulmeve. Qeni “Stabi” ishte shndruar në luftëtarë me kohë të plotë në betejë. Ai ishte zbulues dhe nuhatës i minave, futej në hapësirat midis transheve dhe kërkonte për ushtarë të vrarë e të plagosur. U shndrua në një sinjalizues tepër i saktë kur gjente ushtar amerikan ndërsa e lehura kërcënuese donte të thoshte se kishte gjetur një ushtar armik. Në një rast, në një prej betejave, identifikoi dhe një spiun gjerman të cilin e sulmoi dhe nuk ju nda derisa trupat amerikane e kapën atë.
Akti trimëror i Stabit bëri që gjenerali komandues i trupave amerikane të dekretonte urdhërin për dhënien Stabit të gradës “Rreshter”, e panjohur dhe e padëgjuar më parë, duke u bërë rasti i parë në historinë e luftrave që një qen të merrte një gradë ushtarake, që u përkiste rracës njerëzore. Athere si asnjëherë tjetër në historinë e ushtrisë amerikane, në Regjiment vjen urdhëri që “Rreshteri Stabi” të pajisej me një uniformë të veçantë të posaçme dhe në fakt kjo uniformë e “Stabi-it” ruhet edhe pas më shumë se një shekulli në Muzeun “Smithsonian” në Washington DC në kryeqendrën e SHBA-së. Fakt historik është se Rreshter Stabi, shërbeu denjësisht me kontribut të spikatur në 17-të beteja, derisa nga fundi i luftës, një granatë që shpërtheu afër tij e plagosi rëndë në gjoks dhe në këmbë. Rreshteri Stubby shkroi faqe lavdie në përdorimin e kafshëve në luftë, evitoi rreziqe në luftime, kurseu gjak nga “shokët” e luftës, nuhati dhe parandaloi helmimin me një re me gaz mustardë të verdhë-gjelbër mbështjell një qytet si një mjegull vdekjeprurëse, me mençuri u bë zbulues, që nuk njohu kurrë ankesa, por gjithmonë besnik i regjimentit ku shërbeu.
Përshkrimet e kohës ruhen dhe tregohen se si në spitalin ushtarak ku u mjekua, qeni i famshëm nga New Haven i Connecticut, pasi e kishte marrë pak vehten, ngrihej e shoqëronte gjithë dinjitet grupin e oficerëve mjekë, thua sikur ta dinte që ai ishte dhe vetë një i tillë, duke sjellë kurajo, optimizëm dhe gëzim tek të plagosurit e tjerë që mbushnin spitalin në ato ditë të fundit të LIB. Rreshteri Stabi u bë i njohur në të dy anët e Atlantikut. Gazetat e luftës e përmëndnin shpesh emrin e tij, gjë kjo që bëri që gratë e Chateau-Thierrey, një nga komunat franceze, ku në vitin 1918 u zhvilluan disa beteja të përgjakëshme midis amerikanëve e gjermanëve, t’i qepnin Rreshterit Stabi një pallto të veçantë kamoshi, tashmë e njohur në rrethet gazetareske të mbushur plot me dekorata e medalje “për trimëri në luftë”. Përfundimi i luftës bëri që luftëtari i frontit luftarak në Europë të kthehej fitimtar në shtëpinë e tij në SHBA, si një hero, por dhe me një medalje ari të akorduar nga organizata “Humane Society”, që kryesohej nga gjenerali John J. Pershing komandant i Përgjithshëm i Forcave Amerikane. Fama e Stabit pas lufte u rrit shumë dhe ai filloi të ishte shpesh e më shpesh një i ftuar i çuditshëm dhe i respektuar në aktivitete shumë të rëndësishme. U harrua i zoti i qenit, por qeni i tij kurrë. Ai u prit në audiencë nga tre presidentë të Shteteve të Bashkuara, nga Presidenti Wilson, Presidentët Harding dhe Presidenti Coolidge. Instuticionet dhe autoritet amerikane dhe jo vetëm për shërbimet e kryera, i dhanë dekorata, medalje, urdhëra e tituj nderi përfshi edhe anëtarësinë në Legjionin Amerikan të Nderit. Stabi u bë veteran lufte, u tërhoq nga shërbimi aktiv njëherësh me të zotin e tij, Konroin, i cili në vitin 1921 shkoi për të studiuar drejtësi në Universitetin Georgetoën të Washingtonit. Por student Konroin sin ë luftë edhe në paqe ishin bashkë. E mori qenin me vete si shokun e tij më të ngushtë. Dy veteranë lufte shkuan bashkë edhe në Universitet, bashkë me rreshter Stabi. Qeni besnik i rregjimentit, bashkëluftëtar në frontet e luftës në Europë, kur ishte vetëm 10 vjeç, më 16.3.1926, i pushon zemra në mënyrë të papritur, që nuk ishte një ngordhje por një vdekje e transmetuar nga gjithë media e politika amerikane e kohës, si vdekja e një heroi lufte. Gazeta prestigjioze e planetit “The New York Times” shkroi nekrologji të tillë, që zinte një hapësirë gazete dy herë më të madhe se sa lejohej për vdekjet e kryeministrave të vendeve miq të SHBA-së. Trupi me katër putra i rreshterit Stabi u ballsamos dhe sot ai qëndron në pavionin “Price of Freedom”/Çmimi i Lirisë të Muzeumit Kombëtar të Historisë së Natyrës në Washington DC të ShBA-ve, museu i famshëm që njihet në mbarë botën “Smithsonian National Museum of Natural History”. Skulptura, piktura, memoriale kushtuar rreshterit Stabi janë të përhapura dhe të njohura kudo. Stabi ka një memorial në Parkun Përkujtimor të Veteranëve të Middletown të Connecticut të SHBA, memorial përkujtimor për qentë e luftës në Filadelfia, ndërkohë që sa ishte gjallë Stabi ishte pjesë e paradave të fitores pas Luftës së parë Botërore. Edhe në Michigan ka një varrezë qensh që kanë shërbyer denjësisht në ushtri dhe në policinë amerikane. Brezat tashmë kanë mësuar për qenin hero të LIB, që në të vërtetë ka më shumë se 50 burime studimi për një qen hero, që u fut në luftë kur ishte një vjec rastësisht dhe ngeli “hero lufte”. Në Kansas City, në një rrugë që u kushtohet luftëtarëve që luftuan për Amerikën dhe lirinë e popujve europianë, që quhet “Walk of Honor”, çdo tullë e shtruar ka një emër veterani, gjen edhe një emër: “Rreshter Stabi”, qeni veteran i Luftës së Parë Botërore, qeni me gradën më të lartë se i zoti, fitues i medaljes “Purple Heart”, por meritoi dhe shumë medalje “Për trimëri”. Qeni ka emrin dhe në “Monumentin e Lirisë për Ushtarakët e Luftës së Parë Botërore, të dedikuar: “Sergeant Stubby, Hero Dog of WWI, A Brave Stray”, “qenit të luftës” si ikonë e Luftës së Parë Botërore, hero e mik i presidentëve, gjeneralëve e ushtarëve, i respektuar kudo dhe në institucionet ushtarake dhe akademike, i vizituar nga miliona njerëz në vit, subjekt legjendash si hero lufte për shërbimin me besnikëri ndaj njerëzve në betejë. (Botuar më parë në Alb-Spirit).
May be an image of outdoors
2
Like

Comment
Share

Leave a Reply

Your email address will not be published.

one × two =