Berisha i rikthehet akuzave për Bashën: Lëshonte komunikata duke shkarkuar njërin e tjetrin! Ne i dhamë fund kësaj

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e Fierit, deklaroi se autokracia brenda PD-së ka marrë fund.

Sipas tij, ish-kryetari Lulzim Basha lëshonte komunikata për të shkarkuar njërin dhe tjetrin, ndërsa me rikthimin e Berishës, kjo merr fund.

“Mori vendime që nuk bëhet demokracia. Nuk i marrin as partitë marksiste leliniste. Kështu që ngritja juaj në këmbë, nuk ishte asgjë tjetër përveçse një betejë kundër autokracisë për të rivendosur normat demokratike. Ishte një betejë mes legjitimes dhe jo legjitimes. Nuk ka betejë më të rëndësishme për një shoqëri të lirë. Nëse duam të jemi të lirë, duhet të zbatojmë ligjet. Ndër të tjera na diktojnë se liria e gjithësecilit prej nesh, përfundon aty ku fillon liria e tjetrit.

Ju e patë si u bëmë ne. Lëshonte komunikata, shkarkohej ky e ai. gjithçka bëhej në mënyrë të paligjshme. Kurse ne u ngritëm kundër këtij arbitrariteti, kundër këtij ilegjitimiteti dhe çdo gjë që bëjmë deri sot e bëmë bazuar në votën e lirë. Kjo ka një rëndësi kapitale, nëse nuk jemi parti e votës së lirë, ne do ishim fatkeqësi kombëtare për vendin. Misioni i çdo kombi është liria. Ne shkelmonim lirinë brenda vendit tonë” – tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 × four =