Atentati në Lezhë/ Reagon policia, zbardh detaje të reja

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në dalje të Lezhës.

Mësohet se një mjet në lëvizje ka qëlluar drejt një automjeti tjetër, tip “Mercedes Benz ML”.

Si pasojë e të shtënave makina ka dalë nga rruga. Fatmirësisht i riu u ka shpëtuar plumbave, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po punojnë për të

Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.

Për pasojë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

18 + 18 =