“Situata globale e ushqimit”, zbardhet biseda e Kancelarit gjerman me Presidentin rus

Zëdhënësi i qeverisë së Gjermanisë, Steffen Hebestreit, ka lajmëruar se kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë diskutuar ditën e sotme në lidhje me luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

“Kancelari dhe presidenti rus diskutuan gjithashtu situatën globale të ushqimit, e cila është veçanërisht e tensionuar si rezultat i luftës së agresionit rus. Kancelari kujtoi se Rusia ka një përgjegjësi të veçantë këtu”, thuhet në deklaratën e qeverisë gjermane, shkruan CNN.

“Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës ushtarake dhe pasojat e luftës në Ukrainë, veçanërisht në Mariupol, kancelari i kërkoi Presidentit rus të sjellë një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.

Scholz diskutoi gjithashtu “një përmirësim të situatës humanitare dhe përparim në kërkimin e një zgjidhje diplomatike të konfliktit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two × 2 =