Rezoluta për Srebrenicën, Rama publikon videon: Për ata që budallallepsen nga i damkosuri botërisht

Kryeministri Edi Rama vijon me komentet sqaruese për votën kundër të maxhorancës ndaj rezolutës së Srebrenicës propozuar nga deputetët e “Rithemelimit”.

Rama ka publikuar në Facebook videon, ku ambasadori dhe përfaqësuesi i Përhershëm i vendit tonë në OKB, Ferit Hoxha ka folur në Këshillin e Sigurimit në New York dhe ka dënuar në emër të Shqipërisë genocidin e Serbisë në Srebrenicë.

“Kjo video është për ata që akoma budallallepsen nga shejtanbudallallëqet e një të damkosuri botërisht si Katrani me Bojë i Shqipërisë???? Ja si ka folur Shqipëria më 11 maj 2022 për Srebrenicën, mu në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara????????”, shkruan Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

2 + 8 =