Presidenti i ri, Balla: Më në fund, me dy prej tre grupeve të opozitës e kemi vendosur në shina këtë proces

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një komunikim për mediat tha se ka pasur një bashkëbisedim pozitiv me dy prej tre grupeve të opozitës lidhur me  procesin për presidentin e ri.

“Bashkë me kolegët Gjiknuri dhe Spiropali zhvilluam një raund të dytë takimesh me 2 prej 3 grupeve parlamentare të opozitës. PS e ka dëshmuar edhe sot disponibilitetin për të kaluar në diskutime konkrete me emrat e kandidatëve për president.

Me të dyja grupet ka pasur gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkret. Mediu na informoi për një qasje për të ardhur me një emër ose disa emra konkret nga opozita për një përpjekje që po bën Mediu.

Vijoj të shpresoj që të ketë një vendimmarrje për të ardhur dhe ata në tryezën e diskutimeve. Disponibiliteti është për t’i dhënë një president të të gjithë shqiptarëve, por ka disa afate, nuk kemi më mundësi të shtyjmë afatet. Me 16 është afati i parë ndërsa afati i fundit është data 23 maj.

Janë disa biseda shumë të frytshme, sot më në fund kemi arritur të vendosim piketa dhe shina të një procesi që mund të na çoj tek një president sa më konsensual. Ne nuk duam ta vrasim procesin, kjo do të ishte kundërshti e asaj që po flasim. Kemi rënë dakord që të ulemi në vijim”, tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eighteen − 4 =