Ministri serb: Do të vijojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Ministri i jashtëm serb,  Nikola Selakoviq ka deklaruar  se vendi i tij do  të vijojë të punojë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

“Përmes punës së shërbimeve tona, kemi marrë informacione se të paktën dy shtete të mëdha aktualisht po punojnë në mbështetje logjistike për Prishtinën në fushatën e saj për njohje të reja, dhe unë i dorëzova presidentit Vuçiq nota diplomatike nga katër vende që e tërhoqën njohjen nga Kosova.

Këshilli i Sigurisë autorizoi Vuçiqin që ta informojë opinionin e gjerë se për cilat shtete bëhet fjalë në momentin kur e sheh të nevojshme. Me këtë gjest duam t’u japim një shans shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që të mos nisin procedurën e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Selakoviq.

Ministri serb  iu drejtua publikut pas një seance të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të kryesuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e thirrur pasi që Kosova më 12 maj aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

12 + sixteen =