Ministrat rusë dhe amerikanë zhvillojnë bisedën e parë që pas nisjes së luftës në Ukrainë! Pentagoni

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoygu dhe homologu i tij amerikan Lloyd Austin kanë zhvilluar ditën e sotme bisedën e parë që pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Pentagoni, Austin kërkoi një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë. Ai theksoi rëndësinë e mbajtjes së urave të komunikimit.

Të mërkurën, Austin zhvilloi bisedime me Ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace.

Në një deklaratë, Wallace tha se të dy udhëheqësit u zotuan “të vazhdojnë të punojnë me unitet dhe vendosmëri për t’i ofruar Ukrainës atë që i nevojitet për të mbrojtur veten kundër pushtimit rus”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

13 + one =