MËKATET E RAMËS

MËKATET E RAMËS

Tre javë më parë Rama tha:
1.
Në Shqipëri do të lejohet kultivimi i hashashit, për mjekësinë.
2.
Mbjelljen e hashashit, e kemi kosultuar me ekspertë nga perëndimi.
Haberi “shkundi” vatanin.
A.
U gëzuan katundarët: do fitojnë ndonje koqe leku.
B.
U gëzuan importuesit e farës, impianteve të vaditjes, plehrave.
C.
Në ekstazë bosët e drogës. Dhuratë nga Rama-miliarda euro legale?!
Unë mendoj se Rama bëri një mëkat.
Këtë ide, tetë vite më parë, e ka bërë publike, ish miku i Ramës, Koço Kokëdhima.
Mëkat i rëndë kur vjedh ide një kryeministër?!
Mëkati per kristianët, rrëfehet dhe falet në kishë. Nuk e bëri kryeministri!
…Por dënimi i Ramës nuk i erdhi nga Perëndia. E dënoi ambasadori i BE:
-Ne, nuk kemi dhënë këshilla për kanabisin?!
Morali:
Rama na del me dy mëkate.
A.
Vodhi idenë e Koço Kokëdhimës.
B.
Gënjeu popullin se ishte konsultuar?
Mëkati i parë-ishte gabim.
Mëkati i dytë -është faj!?

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five × 2 =