“Dosjen 184” rikthen debatin mes Alibeajt dhe Ulsi Manjës në komisionin e ligjeve

Ne komisionin e Ligjeve ka pasur debate mes ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit, tha se duhet të kishin bërë presion edhe për dosjen zgjedhore 184. Por siç u shpreh ai, për çështje që janë në kurriz të qeverisë nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Nga ana e tij, ministri i Drejtësisë u shpreh se dy çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet e lira janë në gjykim dhe ka persona që po gjykohen nga drejtësia.

Alibeaj: Pse nuk lëshuat një ton kërcënues për dosjen 184. Ky do të ishte shembulli klasik që ju të kërkonit faktin që e vendosnit pozicionin tuaj në një pozitë tuteluese ndaj sistemit të drejtësisë.

I ndani çështjet selekive sepse për ato që ju vijnë mirë dakord, por për ato që janë në kurrizin tuaj nuk e bëni një gjë të tillë.

Është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Nuk ka ndodhur asnjë herë. Kjo është ajo se çfarë preukupon sot dhe shkatërron jo vetëm frymën, por edhe detajet e reformës në drejtësi. Ky është absurdi juaj në qëndrimin politik.

Bushka: Ju e keni perceptimin që ta vishni me elementë të gjykimit tuaj politike faktin se ka ndërhyrje politike, për ne është i gabuar. Ne nuk kemi pse bindin njëri tjetrin, na gjykojnë qytetarët.

Manja: Nuk dua ta kthej në debat dhe as personal. Të jesh i vogël në shpirt është një ves që del me jetën. Lind i vogël në shpirt dhe derisa të vdesësh i vogël mbetesh. Vesi del me shpirtin.

Unë në fakt as nuk intimidohem dhe as nuk më bën të ndryshoj parimet e mia. Raporti me drejtësinë është një raport që lidhet me formimin e secilit dhe nuk ka të bëjë me politikën. Ti referohesh standardeve të drejtësisë dhe hetimit politikisht sepse ashtu të intereson ty.

Ndërsa për atë gjyqtaren që përmenda para pak ditësh, ti nuk ke kurajon ta thuash këtu. Dy cështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet e lira në dijeninë time, janë në gjykim dhe ka persona që po gjykohen nga drejtësia. Unë refuzoj të bëj komente më tepër sepse cështje është në gjykim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

thirteen + 8 =