Akuzat e Ramës ndaj SPAK/ Bylykbashi: Haptazi presion. Felaj: PS e ka detyrim moral të ndërhyjë

Akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK për të hetuar presidentin Ilir Meta dhe ish kryeministrin Sali Berisha kanë ‘përplasur’ në qëndrime deputetët Oerd Bylykbashi dhe Ermonela Felaj.

Të ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top News, demokrati Bylykbashi thotë se deklaratat e Ramës janë haptazi presion ndaj SPAK

SPAK kur u ndërtua si ligj me konsensus e konceptuam për tu marrë me zyrtarët e lartë, dhe nuk ka nevojë që Rama të ushtrojë presion mbi SPAK.

Ishte haptazi një presion që më pas u përpoq ta zbusë. Është problem i madh i Ramës, ke në qeveri e Asamble të PS boll që SPAK të shkojë aty dhe mbyll planin e reformës në drejtësi për tre breza.

Përpjekja e Ramës për të kërkuar balancim është politizim. Kanë humbur perceptimin e korrupsionin, i quajnë koncesione, inceneratorët rasti më flagrant”, u shpreh Bylykbashi.

Nga ana tjetër, deputetja e PS Felaj thotë se qëndrimi i Ramës nuk ishte i ri,por tërhoqi vëmendjen se ishte më konkret.

Sipas saj, ndërhyrja duke bërë thirrje për të hetuar Berishën dhe Metën është detyrim moral që ka PS ndaj zgjedhësve.

Felaj: Deklarata e Ramës nuk ishte qëndrim i ri në publik, sidomos për luftën ndaj korrupsionit e krimin e organizuar.

Felaj: Ka qenë konsistent , por tërhoqi vëmendjen se ishte më konkret. E gjej me vend qëndrimin e tij se reforma në drejtësi ka vullnet politik që duhet të mbrohet deri në fund, Rama bëri apel vullnetit politik që të zhbëjë pandëshkueshmërinë e atyre që konsiderohen si jaka të bardha e korrupsion i lartë shtetëror, se është prioritet për integrimin në BE.

Alfred Lela: Do ia kujtonit si juriste që jeni shprehjen e ndarjes së pushteteve?

Felaj: Nuk ka nevojë se pushtetet janë edhe të balancuara, nuk ka pushtete të pavarura në mënyrë absolute. Nuk ka mënyrë për të bërë presion sepse reforma është dizenjuar që të largojë politikën nga zgjedhja në organet e drejtësisë.

Alfred Lela: Pse erdhi ndërhyrja?

Felaj: Ndërhyrja vjen si pjesë e një detyrimi moral që ka PS, kundrejt zgjedhësve. Është përgjegjësi e jona për të qenë të vëmendshme dhe të mos ketë shitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

8 + sixteen =