Afro 100 fëmijë ukrainas u vranë gjatë prillit

Afro 100 fëmijë janë konfirmuar se janë vrarë në Ukrainë në prill, sipas zëvendësdrejtorit ekzekutiv të Unicef.

Megjithatë, Omar Abdi pranoi se numri i vërtetë ka të ngjarë “dukshëm më i lartë”.

Ai i tha këshillit të sigurimit të OKB-së: “Vetëm muajin e kaluar, OKB-ja verifikoi se rreth 100 fëmijë u vranë dhe ne besojmë se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta”.

Abdi shtoi se Ukraina po përballet me një “krizë të mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtave të fëmijëve”, pasi i afrohen 80 ditët e luftës me Rusinë.

Më vonë ai kërkoi t’i jepet fund bombardimeve të shkollave të Ukrainës.

“Qindra shkolla në të gjithë vendin raportohet se janë goditur nga artileria e rëndë, sulmet ajrore dhe armë të tjera shpërthyese në zonat e populluara”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 + 3 =