Sali Berisha në një konferencë për mediat risolli në vëmendje rrëzimin e rezolutës në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë”. Rezoluta nuk kaloi dje në Parlament pasi 51 deputetë votuan kundër.
Berisha theksoi se rezoluta nuk ishte kurth, por e bazuar ne ligjet nderkombetare. “Është detyrim madhor, moral dhe ligjor ndërkombëtar. Siç jeni dëshmitarë, në parlamentin e Shqipërisë dje ndodhi akti më i rëndë, më i turpshëm, më i pabesueshëm në historinë 30 vjecare të këtij vendi, refuzimi për të dënuar me një rezolutë, një genocid të konfirmuar nga 2 gjykatat ndërkombëtare.
Mbi bazën e vendimit të tyre, vendet e lira në tërësi kanë kaluar në parlament rezoluta në të cilën dënoi genocidin serb si barbaria më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore në Europë. E ka bërë këtë PE, Kongresi i SHBA, parlamentet e vendeve të tjera dhe parlamenti i Malit të Zi, ku jeton një shumicë serbësh.
Në vitin 2019 e ka dënuar dhe vetë parlamenti i Serbisë. Shqipëria ishte vendi i vetëm që nuk ka dënuar asnjë nga genocidet që kanë ndodhur. Jo që nuk dënoi por shkalla e lartë e kriminalizimit të pseudomazhorancës bëri që Shqipëria të refuzojë rezolutën për dënimin e genocidit në Bosnje. Nuk mendoja se kjo rezolutë nuk do votohet. Rama dhe Balla mashtrojnë, të kriminalizuar në cdo skaj. Nuk u shty për më vonë Vota e djeshme ishte më e egra që mund të bëhej kundrejt një rezolute. PD do të paraqesë para jush qëndrimet dhe politikën e saj të jashtme. Dënoj qëndrimin e djeshëm, rezoluta nuk ishte kurth”, tha Berisha.