Yuri Kim: “Ndërpresim” marrëdhëniet me PD nëse në në krye vjen Berisha! “Non grata” e tij nuk hiqet as nëse ndryshon administrata në SHBA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka paralajmëruar se marrëdhëniet me PDartinë Demokratike nuk do të jenë normale nëse në krye të saj vjen ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA.

Përsa i përket heqjes së “non grata-s” së Sali Berishës, ambasadorja tha se faktet nuk mun dtë ndryshojnë as nëse ndryshohet administrata në SHBA, duke i “dhënë fund” shpresave të ish-kryeministrit.

Eni Vasili: Po, por sipas të gjitha gjasave, më 22 maj, Z. Berisha pritet të zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike. Si e prisni këtë rikthim të Berishës?

Ambasadorja Kim: Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për personat të cilët janë shpallur publikisht nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minim të demokracisë është shumë i qartë. Prandaj nuk do ta përsëris sërish.

Eni Vasili: Por, a mund të na thoni se cilat do të ishin marrëdhëniet e SHBA-së me një opozitë të drejtuar nga Z. Berisha tashmë që siç thatë është dezinjuar non-grata, pasi duket se tani kandidimi dhe fitorja e tij janë thuajse një fakt?

Ambasadorja Kim: Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbi këtë çështje është shumë, shumë i qartë por përfundimi është se nuk do të kemi të bëjmë me dikë i cili është shpallur publikisht nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minim të demokracisë dhe do të ishte fatkeqësi nëse nuk do të kishim marrëdhënie normale me një parti me të cilën kemi pasur një marrëdhënie të veçantë për një kohë kaq të gjatë.

Eni Vasili: Zoti Berisha ka thënë, ka deklaruar se dezinjimi mund të anulohet nëse ndryshon administrata në Shtetet e Bashkuara. Sa e vërtetë është kjo?

Ambasadorja Kim: Mbi 200 persona janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsioni domethënës dhe iu është ndaluar hyrja në SHBA, atyre dhe familjarëve të tyre. Nga këta, zero raste janë zmbrapsur. Nuk mendoj se është realiste të mendosh se një ndryshim i qeverisë do të ndryshonte disi faktet. Faktet janë të qarta dhe mendoj se çdo shqiptar i kupton faktet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

nineteen − 14 =