Trondit Frrok Çupi, nxjerr prapaskenat ‘bombë’ për Berishën e Metën. “I ka vrarë dhe i ka zhdukur trupat”/

Frrok Çupi ka dalë me një reagim të fortë në lidhje me kërkesën që kryeministri Edi Rama i ka bërë SPAK për nisjen e hetimeve ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha që është shpallur ‘non-grata’ nga SHBA dhe Presidentit Ilir Meta.

Komenti i plotë:

I treti është SPAK.

Nuk mund të thuash se SPAKU është i pari, edhe pse gjithë përkëdhelitë e botës po i shkojnë këto ditë. Dje, njëri nga specialët e organizmave kundër krimit, në llogaridhënie me shefin e SPAK, e pyeti kështu: ‘A jeni krenarë?…’.

Por edhe pse i përkëdhelur, SPAKU nuk mund të vihet në radhë para dy të parëve:

I pari është njeriu:

Ky, njeriu, kjo gjë kaq e vogël, i vetmi anëtar që kanë mbijetuar prej gjinisë Homo dhe sot jeton në 20 metra kub ajër dhe ‘merr me vete vetëm dy metra’, ka fuqinë më të madhe. Këtu ngatërrohen pushtetet, tiranët, gjykatësit, SPAK dhe superfuqitë: Mendojnë se ata janë të parët!. Jo, njeriu këtu po pret nga fuqitë e mëdha, nga qeveria e vet, nga gjykatësi, nga SPAKU…,  që t’i shërbejnë njeriut, kësaj gjëje të vogël. Cila është shërbesa? T’i japin njeriut në dorë të drejtën që i takon. Për fat të keq, gjatë këtij shekulli, e drejta që kërkon njeriu këtu ka marrë pamje të dhimbshme; por ajo është, s’ke ç’i bën. Më vjen në mendje pamja e dy nënave mirditore që kur dolën nga Kampi famëkeq i Internimit i Tepelenës (1949-1954), mbanin në duar trupat e dy vajzave të tyre foshnjë. Foshnjat kishin vdekur me kohë në Kamp, nënat i kishin varrosur aty pranë ku flinin vetë; dhe, kur dolën, kërkuan vetëm këtë të drejtë: Të marrin trupat e tretur!. I mblodhën dhe i mbanin rrugës si ‘Luis Vuitton’ nëna të  sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

2 × 3 =