Teatër në muzeun “Shtëpia me gjethe”! Regjisorja Zana Hoxha vjen me shfaqen “Çimka” deri të dielën

Shfaqja teatrore “Çimka” po shfaqet për publikun në muzeun kombëtar “Shtëpia me gjethe” në Tiranë. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” bën me dije se këtë javë janë dhe shfaqjet e fundit. Teatri shkruan se shfaqja do të jetë deri të dielën. “Nga sot deri të dielën, ora 20:00 në ambientet e muzeu kombëtar “Shtëpia me gjethe” në Tiranë. Shfaqjet e fundit”, shkruan TKES. “Çimka” është një shfaqje që hedh dritë mbi dy botë paralele të përgjimit të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit, gjatë periudhës komuniste në Shqipëri dhe asaj të regjimit jugosllav në Kosovë. “Çimka” dekonstrukton kontrollin e ideologjive të caktuara politike mbi vullnetin e lirë të njeriut, si e drejtë e patjetërsueshme e tij/saj. E konceptuar nga regjisorja Zana Hoxha më shumë si një eksperiencë e cila buron nga vetë “Shtëpia e gjetheve”, personazhet dhe skenat e krijuara përmes një qasjeje eksperimentale synojnë që të nxisin emocione, reflektim dhe edukim të përbashkët për këtë periudhë të errët të viteve 1960.  Produksioni i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”  dhe Qendra Artpolis. Autor Shpëtim Selmani dhe regjisore Zana Hoxha. Aktorë: Lulzim Zeqja, Loredana Gjeçi , Myzafer Zifla, Xhulia Musagalliu, Mikel Markaj, Edlir Gashi, Urim Aliaj, Altea Dulellari. Kompozitor Liburn Jupolli, skenografia dhe kostumet Youliana Voykova – Najman, koreografe Valentina Myteveli. Zana Hoxha e lindur në Kosovë, studioi në Akademinë e Arteve në  Prishtinë. Është regjisore e teatrit, themeluese dhe drejtoreshë në Qendrën për Art dhe Komunitet – ArtPolis që nga viti 2004, organizatë kjo që promovon artin dhe diveristetin me dialog social dhe integrim të komunitetit. Ka krijuar më shumë se 20 performanca teatrore të cilat janë prezantuar në skenat teatrore më të mëdha të Kosovës, në rajonin e Ballkanit (Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Kroaci).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

six − 4 =