Spartak Braho paralajmëron fakte pas deklaratës së Ramës për SPAK: Mos e sulmo, lëri të punojnë

Ish-deputeti Spartak Braho ka paralajmëruar se do të publikojë fakte pas sulmit të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK. I ftuar në News 24, Braho u shpreh se duhet të bëjë disa verifikime dhe do t’i duhet edhe një javë për publikimin e tyre.

“Unë do pres edhe një javë, më duhet të bëj verifikime. Ka çështje në hetim. Të majtë dhe të djathtë. Stuhia e faktit po punohet nga SPAK. Le të mos ndalemi në emra konkretë por le të themi edhe njëherë, lajmë duart nga SPAK.

Në momentin kur politika përfshihet te drejtësia e bën të pasigurt prokurorin. Edhe ata prokurorë njerëz janë Këta prokurorë në SPAK dhe BKH kjo maxhorancë i emëroi. Tani pse i sulmon. Lëri të punojnë. Edhe krahu i Sali Berishës duhet hetuar. Këto janë probleme të cilat kërkojnë vëmendje të veçantë. Prokurori është njeri si të gjithë të tjerët”, deklaroi Braho.

Ai u shpreh se prokurorët duhet të mbrohen me ligj nga shteti, ndërsa shtoi se vendin tonë mund ta shpëtojë vetëm drejtësia. “Një prokuror model duhet të krijohet për të pasur imazhin si duhet të jetë prokurori. Prokurori punon mbi bazën e një ligji. Në kushtet e presionit mbi anëtarët e familjes, Na duhen prokurorë të një cilësie të veçantë karakteriale. Të ndershëm. Prokurorët duhet të mbrohen me eskorta të posaçme. Kjo kërkon ligj. Që të detyrojë shtetin të mbrojë prokurorin.

 SPAK nuk ka dështuar dhe nuk besoj të dështojë. SPAK është fryma që ka një mbështetje të gjerë shprese në popull. Shteti e krijoi këtë strukturë me idenë që këta luftëtarë duhen mbështetur. Edi Ramës kur i kujtohet të hajë ndonjë drekë me peshq dhe ngjala i kujtohen këto. Ai nuk e di çfarë është hetimi. Këtë shtet, këtë vend e shpëton vetëm drejtësia nga plaga, nga qelbi, nga korrupsioni i madh. Prandaj i them Ramës larg, mos flit më për SPAK. E ke prishur në maksimum këtë punë. Ngatërron edhe veten, edhe partinë”, tha Braho.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

14 + sixteen =