Rusia kërcënon Finlandën dhe Suedinë pas aplikimit në NATO

Rusia nuk e ka pritur aspak mirë faktin se shteti i Finlandës është pro anëtarësimit në NATO.

Mediat raportojnë se Moska i është përgjigjur me kërcënime vendimit të Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

“Aderimi i Finlandës në NATO është një ndryshim rrënjësor në politikën e jashtme të vendit”,-tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Rusisë.

“Rusia do të detyrohet të ndërmarrë hapa hakmarrës, si të natyrës ushtarako-teknike ashtu edhe të natyrës tjetër, në mënyrë që të ndalojë shfaqjen e kërcënimeve ndaj sigurisë së saj kombëtare“,-thuhet në deklaratë shkruan Sky News.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four × 3 =