Rrëzimi i rezolutës për Srebrenicën, Rama: Lojë e ulët nga thyerës i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me rrëzimin e rezolutës për Srebrenicën nga Parlamenti ditën e sotme.

Përmes një reagimi në Twittter, Rama shkruan se ajo ishte një lojë e ulët dhe jo rezolutë, teksa shton se ata që hidhen përpjetë në Parlament në fillim duhet të pyesin se ç’ne dhe pse sot kjo rezolutë.

“Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot, pse, me ç’rast? Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët!

Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracise, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!

Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë!”, shkruan Ram

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 + fourteen =