“Ronelën e zgjodhëm ne për Eurovizion”, revoltohet keq Agim Doçi në mes të emisionit: Mos u kruaj me mua…

Një ndër çështjet më të komentuara të ditëve të fundit ka qenë pikërisht përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovizionin e 2022, temë që ngjalli debate të forta e ngriti polemika të shumta.

E pikërisht kjo çështje u diskutua ditën e sotme në Vizionin e Pasdites në Vizion Plus me një panel shumë interesant. Agim Doçi, Diana Ziu, Sokol Marsi e Robert Aliaj i hodhën në tavolinën e diskutimit të gjitha, që nga teksti, muzika e deri tek performanca finale në skenën e Eurovizionit .

I pyetur nga moderatorja Evi Reci mbi kriteret qe u zgjodh kënga e Ronela Hajatit për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, Mjeshtri i Madh Agim Doçi, gjithashtu edhe pjesë e jurisë së festivalit të fundvitit u shpreh se: “Janë 5 elementet kryesorë të këngës, është fabula, teksti, melodia, orkestracioni dhe interpretimi. Thonë njerëz në rrugë pse e zhveshur, pse e lanë, etj …Ajo është një këngë energjike me të cilën ajo prezanton etnopsiqikën e saj, pikërisht për këtë e zgjodhën

Diskutimin e vazhdoi Robert Aliaj në një tjetër dimension. Pikërisht në lidhje me: Kush ishte përgjegjës për këtë përfaqësim të Shqipërisë në Eurovizion ?

“Ne kur këndojmë themi diçka, prandaj që teksti është shumë i rëndësishëm. Sa i përket gjithë performancës, një prezantim i tillë nuk është fare përgjegjësia e këngëtarit ,por e atyre që e quan atje“ u shpreh ai” .

Kompozitorja e mirënjohur Diana Ziu me komentin e saj pasoi atë të Robert Aliajt duke e quajtur të gjithë performancën një turp.

“Ronela është këngëtare shumë e mirë , ka energji. Do kisha dashur të këndonte një këngën time, ose një këngë profesionisti. Jam shumë dakord me Robertin. Unë them turp! Jo turp për Ronelën, por për ata që e çuan atje. Le te ishte jazz, bluz, të hidhej përpjete, por për mua ishte teksti shumë banal “ u shpreh ajo

Përplasjet qenë të shumta mes tyre, e ajo çfarë e ndezi debatin akoma më shumë në studio ishte fakti që përzgjidhja e këngës për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion është e gabuar. Tradita e bukur e festivalit sipas tyre ka humbur , e askush më nuk e ka mendjen të bëjë këngë të bukur, për një përfaqësim dinjitoz.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

16 + 14 =