Presidenti i ri/ Fatmir Mediu: Nëse opozita nuk garanton konsensus mes vetes, është e kotë të negociojë me mazhorancën

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ndryshim, Fatmir Mediu në një deklaratë për mediat për sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri tha se opozita duhet të ketë një kandidat të përbashkët.

“Kam biseduar me disa deputetë, Bylykbashin, Alibeajn, Boçin dhe të tjerë. Opozita të ketë një kandidat. Të jetë një president në interes të popullit”.

Ai nuk e ka përjashtuar votimin e një kandidature të PS-së, nëse ajo plotëson kriteren.

“Negociatat nuk janë përjashtuese, nëse përcaktojmë kritere të qarta, bazuar në kushtettë, kemi shanse që të arrijmë në një marrëdhënie të përbashkët. Nuk mund të shkojmë në fund pa filluar procesin, fundi është kur vjen kandidatura, nëse nuk kanë konsensusin, atëherë opozita qëndrim për të mos ta votuar”, tha Mediu.

Mediu është shprehur kundër bojkotimit të procesit.“Opozita ka një detyrim në raport me kushtetutë, nuk shkoj te ideja që të bojkotojmë procesin, dhe të themi që ngaqë bojkotuam ne Rama bëri çfarë të donte, nëse ka një kandidaturë të njëanshme që nuk ofron asnjë vlerë apo bashkëpunim politik, opozita të marrë qëndrimin e vet”, shtoi ai.

Më 10 maj, mes debatesh u mbyll mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ku u miratua data 16 maj për raundin e parë të votimit në orën 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five − four =