Ndalohet për kontroll rutinë, nervozizmi i bën ‘gjëmën’ shqiptarit, kapet në flagrancë me…

Policia italiane ka arrestuar sot një 27-vjeçar shqiptar për posedim të lëndëve narkotike pasi u kap në flagrancë me 10 gramë kokainë.

Sipas mediave vendase, shqiptari u ndalua për një kontroll rutinë dhe ka shfaqur menjëherë nervozizëm edhe pse ishte me dokumente të rregullta. Kjo ka shtyrë oficerët e policisë që të ushtronin kontrollin e makinës së tij ku në xhepat e saj ju gjendën dozat e kokainës të gatshme për t’u shitur.

Në përfundim të formaliteteve shqiptari u vu në pranga dhe u dërgua në paraburgim ku pritet të dalë para drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four × three =