Ministri i Ramës ironizon opozitën: Kuvendi të vendosë barriera mes jush, zot na ruajt do ndërhyjë Garda

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka ironizuar në Kuvend opozitën, kjo edhe pas debatit të sotëm mes dy ligjvënësve demokratë, Edmond Spahos dhe Gazment Bardhit.

Në fjalën e tij, Manja vlerësoi patronazhistët, duke thënë se ata janë instrumente politike vullnetarë që kanë kurajon të takojnë zgjedhësit. Ndërsa iu drejtua opozitës, ai u shpreh se ata nuk kanë kurajon të shohin njëri – tjetrin në sy.

Me nota ironie, Manja deklaroi se Kuvendi  do të marrë masa për të vendosur ndonjë barrierë ndarëse mes deputeteve te PD.

“Këta kërkojnë të shpjegojnë se çfarë ka dashur të thotë Rama gjatë daljeve publike. Rama ato që thotë nuk lë hapësira për mëdyshje sepse i del për zot ato që thotë. Nëse keni shqetësim për të drejtat personale, votoni ligjin. Sa për patronazhistët ata janë një instrument politik vullnetare dhe patronazhi tët i kanë marrë emrat në biseda telefoni dhe takime. Patronazhistët dhe ne kanë kurajo që të takojnë zgjedhësit. Ndërsa ju akoma nuk e shihni njëri-tjetrit në sy. Nuk është faji i kësaj mazhorance që ne punojmë 365 ditë. Ndërsa ju i mësoni zgjedhësit si të përdorni leva dhe brava. Në fillim thatë shkak është blerja e votës. Pastaj thoni vendet e punës, pastaj patronazhistët dhe në fund gozhduan Lulin si shkak të humbjes në zgjedhje. Po me çfarë shoh unë këtu, ju akoma nuk e keni mendjen te zgjedhjet. Kuvendoi të marrë masa të vendosë ndonjë barrierë ndarëse mes jush sepse zot na ruajt do ndërhyjë Garda”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

three − 1 =