Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se sot në Tiranë u zhvillua një takim mes ministrave të Turizmit të Ballkanit Perëndimor.
Bregu bën të ditur gjithashtu që në 8 qershor do të nisin proceduar për ‘freeroaming’ me Europën.
Postimi i plotë:
“Të lëvizësh, të marrësh frymë, të fluturosh, të lundrosh,
Të marrësh gjithcka ndërkoh që jep,
Të ecësh rrugëve të vendeve të largëta,
Të udhëtosh është të jetosh,-thoshte Hans Kristian Andersen.
E kënaqur që sot mblodh?m në #tirane, Ministrat e Turizmit të Ballkanit Perëndimor.
Heqja e Barrierave mes nesh është hapi kryesor për të vendosur #ballkaninperendimor në hartën turistike të botës
Vjet hoqëm #roaming mes nesh.
Në 8 qershor nisim proçesin per #freeroaming me Europen
Turizmi përbën 10.2% të PPB-së së rajonit dhe është një nga sektorët më të mëdhenj të punësimit me 11,4% të totalit.
Gjatë pandemisë filluam të njohim më shumë turizmin me fqinjët në rajon. Vetëm në 2021 ???????? është vizituar nga 5.7 milione dhe shumica e tyre ishin nga vendet fqinje.
Promovim, zhvillim ekonomik, inovacione digjitale, kulturë, art, kulinari etj, janë përbërësit e menusë turistike që e kthen rajonin në një atraksion fitimprurës