“Lëmshi në PD”, Gjekmarkaj: Në këtë pikë na ka çuar lufta civile brenda një mentaliteti

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj deklaron se ajo që po ndodh brenda partisë kryesore të opozitës, është një tregues i fortë antropologjik i kulturës politike në vend.

“Krizat tejkalohet kur shfaqet një mendësi e re, qoftë edhe minoritare në fillim. Në PD sot gjithkush flet për gjithçka. Në PD sot s’ka as tabu, as mite, thjesht një muze i përkohshëm për to. Zërat e shumtë i japin fytyrë krizës, por nuk mund ta zgjidhin atë”, u shpreh Gjekmarkaj.

Fjala e plotë e deputetit të PD-së: 

Disa herë jam ngjitur në këtë foltore për tu marrë me menyrën sesi Qeveria e menaxhon jeten publike me një sens kritik si logjikë opozitare. Sot jam ketu per një gjë me ndryshe.
Unë besoj se krizat që kalojnë partitë e medha të cilat udheheqin pushtetin apo opoziten në vend i perkasin gjithë shoqërisë! Duket sikur një palë digjet e tjetra ngrohet por ato në fakt krijojnë efektet e rrezatimit atomik duke prodhur deformime afatgjata.

Zakonisht krizat mbyllin ose perkufizojnë një epokë . Ato bëhen lajmetaret e një tjetre e cila mund të bëhet më e mire ose shumë më e keqe.
Dua t’ju kujtoj në histori të shkurter.
Në vitin 390 para Krishtit Athina, e mundur së fundmi nga Sparta në Luftën 30-vjeçare të Peloponezit, është një qytet në krizë.
Humbja në konfliktin më të rëndësishëm në historinë greke vuri në pikëpyetje vetë sistemin demokratik të polisit, të përsosur nga burrështetasi Perikli.

Në fakt, në vitin 404 Sparta favorizoi një pikë kthese në sistemin kushtetues të Athinës me lindjen e qeverisë së Tridhjetë Tiranëve, të kryesuar nga Kritias.

Përvoja oligarkike e Athinës zgjati vetëm tetë muaj, derisa Trasibulo udhëhoqi fraksionin pro-demokratik në rivendosjen e formës tradicionale të qeverisjes së qytetit.
Megjithatë, një nga aktet e para të demokracisë së rivendosur është dënimi me vdekje i Sokratit në vitin 399, i konsideruar si armiqësor ndaj vlerave të Athinës.

Më ka intriguar gjithmonë vdekja e Sokratit si çmim që paguhet në emer të se vertetes. Po kaq psikologjia e turmes pasi e kanë hequr qafe, vuajtja dhe mundimet e saj për tu rikthyer nga turmë në shoqëri e cila kerkon perseri Sokratin.

Vdekja e tij e cila perseritet si metaforë , si dialektikë e perpjekjes , i ka ndihmuar njerzit gjithmonë që të reflektojnë mbi qeverisjen vertikale, mbi çezarizmin në politike, mbi dekadencen , tribalizmin, banalitetin, violencen dhe luften të cilat lindin në një mendje per të pushtuar ato të një grupi, organizate apo të krejt një populli.

Perkatësinë time në Partinë Demokratike e kam perjetuar gjithmonë në menyra të ndryshme qëkur jam antarësuar në të në kodrat plot iluzione të qytetit Studenti pas referendumit të vitit 1994 !

Dikur me militantizem i cili ka shumë pasion e më pak arsye i kam lexuar sjelljet e saj.
Militanti ndizet , kur i thuhet se po bashkëpunon me armikun e kur atë ja thotë Lideri edhe më shumë! E kam provuar se brendeshmi këtë ndezulli e furi per “armiqtë e shumtë” që partia jonë mbajti në gji.
Urrejtja paguan më shpejt se dashuria.

Me vonë jam rigjindur në të me modesti , kriticizem e deshirë për të kontribuar, për të vënë ndonjë ide në murin e madh ku prej 32 vitesh mijera demokratë e bëjnë, herë me qetesi e herë me pezem, duke ikur e duke u rikthyer.

Por ajo që po ndodh brënda partisë kryesore të Opozites gjatë ketyre muajve nuk është thjeshtë një krizë politike por një tregues i fortë antropologjik i kultures politike në vënd ! Ajo nuk mund ti ikë kesqj salle.

PD ka lindur si parti që ju kundervu absulutizmit dhe teksa bënte ketë beteje shpesh binte vete në pozita absulutizmi ! Gjitheaq ka lindur si parti qe lufton komunizmin forma te te cilit zhvilloheshin edhe brenda saj.

Por të zgjon krenari fakti që s’kanë mungur kurrë gjatë ketyre viteve individet dhe grupet që janë perballur me këtë mendesi! Disa kanë humbur karrierat dhe të mirat që ajo sjell duke pesuar simbolikisht fatin e Sokratit!

Kur ka patur reflektim per kushtrimin e leshuar ajo është bërë më demokratike dhe Shqiperia po aq, ajo është bërë fituese e Shqiperia po kaq ka fituar .

Sot pas 32 vitesh ajo është në nje kapercyell ekzistencial, mes ideve të reja dhe tabuve të vjetra, individit dhe kohes, gjykates dhe ndjesise popullore !.

Por në konfliktin disa mujor nuk jemi sot në këtë pike, per fat te keq , se perballen dy mentalitete, nje i ri e një tjeter i vjeter, një me demokratik e një tjeter me autokratik, jo e perseris , në kete pike na ka çuar ” lufta civile” brenda të njejtit mentalitet e mendesi.

E reja , e ndryshmja, demokracia universale nuk zë në truallin e unit , në tokën që ujitet vetem me interesa personale të cilat ambalazhohen si kauza të perbashketa. Kriza tejkalohet kur shfaqet një mendesi e re qofte edhe minoritare në fillim.

Në PD sot gjithkush flet per gjithcka! Në PD sot ska tabu nuk ka as mite thjesht një muze i perkohshem per to.

Zërat e shumte i japin fytyrë krizes por edhe mund ta zgjidhin atë!! Il potere logora a chi non c’e’ la thoshte Andreoti dhe vertete ne të PD-së na ka lodhur e konsumuar pushtetini munguar me shpresen që e gjithe kjo sherben per të ndryshuar kulturen politike ne vend. Kjo ndodh nese turma nuk kerkon gjithmonë koken e Sokratit.

Perballe çfarë kemi ne si opozite? Një absulutizem interesash!Hermetizem, heshtje , Individin dhe masen, pushtetin dhe nenshtrimin ndaj tij, pushtetin që nuk lodh bartesin e tij por gjithë Shqiperine. Dy anë të një menatliteti, njera në krize se nuk ka pushtetin , tjetra ka vënë në krize vendin me pushtetin pa kufi, njëra tenton të dalë prej unit sepse nuk ndan pushtet, tjera pranon unin nga peshe e pushtetit, duke pritur krizen si çeshtje kohe. Njera është ana ime tjetra ana juaj. E para jep më shpresë , e dyta e vë në diskutim atë !

Kudo kriza e demokracisë dhe e partive ka rrjedhur nga prishja morale. Politikani që gënjen, që betohet rrejshëm, që jep shembuj të jetës abuzive , që sulmon rendin kushtetues, jo vetëm do duhej akuzuar dhe përjashtuar nga loja e pushtetit, por duhej goditur menjëherë nga verdikti i padiskutueshëm i opinionit publik! Opinioji ynë publik është nën diktat nuk është shnderruar ënde në diktat.
Kriza te tilla parandalohen me refuzim estetik, etik dhe politik. Ato i ben shoqeria sa herë ta gjykojë si krim vrasjen e Sokratit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

one × 4 =