Kuvend, debt mes Berishës dhe Manjës: Çfarë të shtyn të bëhesh badigard i Edi Ramës? Ministri: E kam për nder që jam shërbëtor

Seanca e sotme në Kuvend është  shoqeruar me debate të ashpra, ku nuk mund të mos përfshihej edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.  dhe ministrit të drejtësisë Ulsi Manja

Teksa akuzonte qeverin e Ramës  sei ka nxirë jetën gruas shqiptare, pëgjigjen e ka marë nga Ministri i Drejtesise Ulsi Manja. Ky i fundit e akuzoi se gjuha e përdorur nga ai për gratë ishte e ashpër.

Ish-kryeministri ia ktheu duke e pyetur Manjën se përse ai është kthyer në një badigard të Ramës teksa ministri u shpreh i lumtur që është një shërbëtor në qeverinë Rama 3.

Berisha: Ju i keni nxirë jetën gruas shqiptare. I keni shndërruar nëna që lindin fëmijë për emigracion ndërsa vetë pasuroheni. Në nëna që humbasin vogëlush çdo vit rritje. në asnjë vend si ju në Europë nuk vendoset kanabizimi si politikë zyrtare. Edi Rama deklaroi se do pyes këshillimet, nëse janë dakord apo jo për përdorimin personal të drogës. E di çfarë fatkeqësish i keni bërë grave shqiptare. Pse do flas vetëm opozita, ju duhet të jeni të parët keni më shumë mundësi. A e dini ju që borxhi publik është mallkim publik?

Kemi një borxh 106 %, keni rrit taksat dhe keni vjedh.  700 mln janë dhënë për ahengje nga fondi rezerve, është çmenduri. Ku e kemi këtë luks.

Manja: Kur flet Berisha me kaq patos për barazinë gjinore, të mbushet mendja se ke një kalorës të barazisë gjinore përpara.

Saliu i tretë është ky, prodhoi gjithë ato tragjedi jo vetëm në fushën sociale, por që janë paguar me kosto të lartë. Edhe gjuha që përdore sot, është dhunë në vetvete mbi gratë, e ashpër, viktimizuese dhe e zezë e nuk ka lidhje me avokatinë që ti kërkon tu bësh çështjeve të barazisë gjinore.

Sa herë del këtu është njëlloj sikur sa herë autori kthehet te vendi i krimit.

Berisha-Manjes: Një pyetje kam për ty. Çfarë të shtyn të bëhesh bodigard i Edi Ramës? Unë e di por hapja zemrën kolektivit.

Manja: Unë e kam për nder që jam shërbëtor në qeverinë Rama 3 dhe shërbëtor i qytetarëve shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

one × 2 =