Idajet Beqiri plas ‘bombën’ e radhës ndaj SPAK: Po masakrohen me…

Avokati Idajet Beqiri ka bërë një tjetër denoncim ndaj SPAK dhe GJKKO. “24 shqiptarë fakir fukarenjë, mes të cilëve 6 gra, masakrohen me fantazmën vrastare “Grup i Strukturuar Kriminal” për vepra penale me rrezikshmëri të pakët shoqërore dhe që nuk duhet të jenë objekt i punës së SPAK dhe GJKKO”, shprehet Beqiri.

Postimi i Beqirit:

Rasti i Tretë i SPAK dhe GJKKO kur 24 shqiptarë fakir fukarenjë, mestëcilëve 6 gra, masakrohen me fantazmën vrastare “Grup i Strukturuar Kriminal” për vepra penale me rrezikshmëri të pakët shoqërore dhe që nuk duhet të jenë objekt i punës së SPAK dhe GJKKO

Shtetasit B. Ahmetaj, E. Ahmetaj, Sh. Avduli, G. Breza, E. Qema, K. Lika, E. Haxhiu, A. Memaj, B. Çoka, A. Spahia, A. Tanushi, Xh. Dautaj, M. Gjinaj, B. Mustafa, B. Ismailaj, D. Sadiraj, J. Tirana, A. Koldashi, A. Cenaj, I. Ferati, A. Memaj, B. Tufa, G. Gjona, E. Bezati akuzohen, disa për falsifikim të dokumenteve, me minimale dënimi 6 muaj burg dhe disa të tjerë për ndërmjetësim të kalimit të paligjshëm të kufirit (në një kohë që për Shqipërinë nuk ka më viza me BE)!

Këto janë dy vepra penale me rrezikshmëri të vogël shoqërore dhe nuk ka punë të merret SPAK dhe Gjykata Speciale me këto raste.

Mirpo SPAK dheGJKKO, për t’u bërë organe kompetente për shqyrtimin e këtyre rasteve, abuzojnë me të ashtuquajturin “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe i bëjnë treshe treshe të 24 personat e arrestuar, duke u dhënë veç dënimit për falsifikimin e dokumenteve etj, edhe 5 vjet burg mbi të sipas nenit 334/1 të Kodit Penal. Konventa e OKB për “Grupin e Strukturuar Kriminal” nuk zbatohet drejtë nga SPAK dhe GJKKO, përkundrazi është degraduar   rëndë përmbajtja e saj dhe shqiptarët e varfër po mbajnë mbi kurriz dënime dragoniane me burgime të padrejta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four × 2 =