Finlanda pro aplikimit në NATO, mediat vendase: Rusia do të ndërpresë gazin

Rusia mund të ndalojë furnizimin e saj me gaz në Finlandë të premten, sipas një raporti të mediave. Politikanët e vendit janë paralajmëruar për këtë veprim, raportoi gazeta finlandeze Iltalehti, duke cituar burime të paidentifikuara.

Gazeta nuk specifikon se nga ka ardhur paralajmërimi, dhe agjencia e lajmeve Reuters shkruan se nuk ka mundur ta verifikojë informacionin.

Kjo vjen pasi presidenti i Finlandës Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin njoftuan më parë synimin e vendit për të kërkuar anëtarësimin në NATO pa vonesë.

Kremlini u përgjigj menjëherë, duke i përshkruar veprimet e Finlandës si për keqardhje dhe kërcënim për Rusinë si dhe një arsye për një përgjigje simetrike.

Rusia ka paralajmëruar më parë për pasoja ushtarake dhe politike nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të anëtarësohen në NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

twelve + 2 =