EVROPË Rritet çmimi i naftës megjithë ngadalësimin e kërkesës

Çmimi i naftës u rrit sërish të enjten, ndërsa mbizotëruan shqetësimet për furnizimet dhe tensionin gjeopolitik në Evropë, ndërkohë që inflacioni vazhdon të rritet.

Një masë e Bashkimit Evropian që pritet të ndalojë karburantin nga Rusia, furnizuesja e kryesore e naftës krudo dhe karburanteve të tjera, pritet të krijojë vështirësi të mëtejshme për sistemin global të furnizimit.

BE-ja ende po debaton rreth detajeve të një embargoje për Rusinë, që për t’u miratuar ka nevojë për mbështetje unanime. Votimi është shtyrë sidoqoftë për shkak se Hungaria kundërshton këtë ndalim që do të shkaktonte probleme të mëdha për ekonominë e saj.

Më gjerë, çmimet e karburanteve dhe tregjet financiare u vendosën nën presion këtë javë mes rritjeve të normave të interesit, rritjen më të madhe të interesit të dollarit që prej dy dekadash, shqetësimeve për inflacionin dhe për një recension të mundshëm.

Kanë ndikuar gjithashtu në tregje masat e gjera izoluese për COVID-19 në Kinë, vendin që importon më shumë naftë krudo.

“Sanksionet aktuale dhe të pritshme ndaj naftës ruse kanë shkaktuar kërkesë të reduktuar dhe rritje të furnizimeve (nga Rezerva Strategjike e Naftës)”, thotë Jim Ritterbusch, president i firmës “Ritterbusch and Associates” në Galena, Illinoi.

“Rritja e çmimeve në stacionet e karburantit dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike pritet të frenojnë ndjeshëm rimëkëmbjen e kërkesës gjatë pjesës së mbetur të vitit dhe deri në vitin 2023”, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) të enjten në raportin e saj mujor.

“Masat e zgjatura izoluese në të gjithë Kinën… po nxisin një ngadalësim të konsiderueshëm në konsumatorin e dytë më të madh të naftës në botë”, shtoi agjencia.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) uli parashikimin e saj për rritjen e kërkesës botërore për naftë në vitin 2022 për të dytin muaj radhazi, duke përmendur ndikimin e pushtimit rus të Ukrainës, rritjen e inflacionit dhe rigjallërimin e variantit të koronavirusit Omicron në Kinë.

Kjo krijoi shqetësim në treg në të njëjtën kohë që flukset e gazit natyror rus në Evropë nëpërmjet Ukrainës ranë me një të katërtën. Kjo ishte hera e parë që eksportet përmes Ukrainës ndërpriteshin që nga fillimi i sulmit ushtarak nga Rusia./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published.

one × 2 =