Erion Braçe shpërthen ndaj qeverisë: “Po e kërkojnë të gjithë për ta arrestuar dhe nuk e kapin dot”, Ndajeni mendjen, me kë jeni?

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, nga foltorja e Parlamentit, u shpreh se qeveria ka dështuar me heqjen e barrierave dhe hapjen e tregut. Braçe e lidhi këtë dështim me rritjen e çmimeve në vend, duke u shprehur se shumë sektorë të ekonomisë janë në duart e dy ose tre kompanive.

“Në përfundim dua t’ju them dy gjëra.

E para, tregjet kryesore te ne janë këneta, nuk ndryshon asgjë në to. Tregu i naftës në kohën tuaj kishte 5 operatorë, ka sot 4 operatorë. Njëri iku, ishte ai që ishte i lidhur me ARMON, endet nëpër botë e kërkojnë të gjithë për të arrestuar, se kapin dot. Tregjet e tjera janë në të tilla kategori, 4 ishin, 4 janë, 3 ishin, 3 janë, madje janë me të njëjtat emra.

Ne nuk ia dolëm dot të hiqnim barrierat e vendosura gjatë qeverisjes demokratike, e të krijonim mundësi për hyrje të reja në tregje dhe konkurrencë efektive.

E dyta duhet ndarë mendja ose me tregtarët ose me fshatarët”, tha Braçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

15 + fifteen =