Dita e tretë e bllokimit të Kuvendit të Maqedonisë, përplasje në mes pushtetit dhe opozitës

Inflacioni, rritja e çmimeve, varfëria dhe standardi i ulët jetësor – deputetët e opozitës OBRM-PDUKM do të vazhdojnë të flasin për këto tema nga foltorja e Kuvendit, por bllokada aktive e ligjeve do të vazhdojë deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, njoftojnë nga grupi parlamenta

Seanca e sotme parlamentare ka vijuar me akuza të ndërsjella se kush është më shumë e kush më pak prezent dhe flet. Qeveria e vlerëson këtë debat si shkatërrues, ndërsa opozita thotë se bëhet fjalë për kundërshtimin e një makinerie votimi.

“Nëse opozita dëshiron të shpërndajë Kuvendin për të pasur zgjedhje të reja, le të paraqesë propozim dhe do të jetë shprehimisht në rend dite”, tha kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Për Xhaferin nuk ka asgjë kontestuese në votimin e mbrëmshëm të rendit të ditës së seancës, të cilën e kontestojnë deputetët e OBRM-PDUKM-së. Ngjarja ka ndodhur pas dy ditësh në një atmosferë të tensionuar, kur i gjithë grupi parlamentar ka qëndruar përballë kryetarit të Kuvendit me pankarta dhe ka kërkuar adresime procedurale.

Ndërkohë, e pyetur nga një gazetar, zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero u bëri thirrje partive politike të veprojnë në mënyrë konstruktive për të çuar përpara reformat në lidhje me Bashkimin Evropian në interes të popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four + five =