Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën e Kombit, ku tre automjete mësohet se janë përplasur në aksin Milot- Kukës, pranë urës në fshatin Skuraj.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një person është plagosur rëndë. I aksidentuari është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.