Veliaj për Teatrin Kombëtar, zbulon kur do të hapet gara për ta ndërtuar

 

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka folur ditën e sotme në një emision televiziv për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Veliaj tha se kriza e çmimeve sipas Veliajt solli një rritje të produkteve që përdoren për ndërtim, si hekuri dhe betoni, duke shtyrë ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Kryebashkiaku tha se brenda disa ditësh qeveria do të dalë me një akt normativ ku do vendosë një çmim të ri për teatrin dhe pastaj do hapet gara për ta ndërtuar.

“Kemi pasur një azhornim të çmimeve, sidomos të hekurit dhe betonit, për punë ditësh nxjerr një akt normativ që bën indeksim të këtyre cimeve që të hapim garën”, tha Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

13 − 12 =