Rama thirrje SPAK-ut, Ngjela: Politikanët janë të shqetësuar, kryeministri ka informacione, është njoftuar nga…

Avokati Spartak Ngjela ka folur ditën e sotme për zhvillimet e fundit politike në vend, ku kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje të hapur ndaj SPAK për hetimin e Berishës dhe Metës.

Ngjela tha se të gjithë politikanët ishin të shqetësuar me hetimet që SPAK po bënte lidhur me pasuritë e tyre. Ndërsa sa i takon deklaratave të Ramës mbi denoncimin e kryebashkiakëve të PS në SPAK, Ngjela tha se kishte informacione nga agjenci të tjera.

Ngjela: Nuk është shteti i qeverisë, është shteti i gjykatës ky. Pra gjykata jonë ka qenë një gjë e pavlerë e korruptuar. Por ky sistem është sistemi i gjykatës nuk është i qeverisë. Kryeministri prezumohet i akuzuar në çdo çast në vendet e tregut të lirë. Në demokraci, çdo kryeministër prezumohet i akuzuar.

Pyetje: Është normale që kryeministri të bëjë deklarata të tilla lidhur me denoncimin e kryebashkiakëve të tij në SPAK?

Ngjela: Kryeministri mund të ketë informacione të tilla sepse janë vartësit e kësaj qeverie. Ka mundësi nuk e ka njoftuar SPAK-u por e kanë njoftuar agjenci të tjera.

Por edhe Rama duhet të shkojë në vetting, madje ish ministrat duhet të jenë të parët. Një nga një e të tërë do kalojnë nga ajo vërë. Pronat duhet t’i provojnë se i kanë blerë me paratë e tyre. Politikanët janë të shqetësuar por nuk dinë të mbrohen. Unë them se çfarë thotë ligji. Këtë e kërkon ligji.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

twelve − four =