Pasuri marramendëse, vila dhe apartamente, Manja liston 10 gjyqtarët e prokurorët e korruptuar: Ku janë hetimet?!

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka listuar 10 gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu, por për të cilët institucionet e drejtësisë nuk kanë ndërmarrë asnjë hetim konkret, edhe pse kanë dalë me pasuri të pajustifikuara dhe lidhje me krimin.

“Hapet lista me një subjekte 850 mln euro pasur. Vazhdon lista 800 mln lekë të vjetra subjekti i dytë dhe ky subjekti i dytë ka ngelur edhe tek pastërtia e figurës. Pse nuk duhet të fillojë ndjekja penale kryesisht.

Subjekti i tretë 691 mln lekë

Subjekti i katër 600 mln lekë të vjetra, por ky është i lidhur me subjektin e pestë që është bashkëshortja me 55 mln lekë.

E mbyll i 10 me 129 mijë euro. Të gjitha kanë probleme

Doni për apartamentit:

Një subjekt tjetër 13 apartamente, dyqane e vila.

Tjetri 3 vila. Janë vendime këto.

Tjetri, 10 pasuri, dyqane e apartamente. Ndërsa tjetri jo vetëm nuk justifikojnë pasurinë. por ka ndërtuar edhe vilën në mënyrë të padrejtë.  Ky mirë lekët pa burim, por ka kryer edhe vepër penale.

Doni tjetrin, tre vila ky tjetri. Një tjetër me 3 shtëpi dhe një vilë”, tha Manja.

Manja u shpreh me teper se po skadojne afatet e hetimit per prokuroret dhe gjyqtaret e shkarkuar dhe drejtesia e re rrezikon te kthehet ne piken zero.

“Rrezikojnë të humbasim afatet e ndjekjes penale për një pjesë të madhe të gjyqtarëve që kanë dalë nga sita e vettingut. Thjesht për të pushuar nga puna ca gjyqtarë? Jo. Thelbi ishte rritja e besimit tek drejtësia. Nuk duam që besimi i drejtësisë së re të bjerë në nivelin që ishte. Ne rrezikojmë të shkojmë në pikën zero.

Kanë shkuar në SPAK sipas të dhënave që kemi ne, të marra nga institucionet 19 gjyqtarë dhe ish prokurorë, 3 nga këto i ka çuar KPK, një pjesë tjetër ka vajtur edhe nga kallëzime avokatësh. Nuk ka asnjë informacion sot se cfarë është bërë me këto kallëzime.

Po me rrethin e subjekteve të tjera të shkarkuar, do ti leme të skadojnë afatet dhe për ta kthyer besimin e drejtësisë së re në pikën zero”, u shpreh Manja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

six − six =