“Nuk jam manekin”/ Rivali i Berishës njoftoi konferencë për mediat, por e anulon në mënyrë të papritur. Zbulohet arsyeja!

Ibsen Elezi, kandidati dhe rivali i Sali Berishës për kryetar të Partisë Demokratike doli në një konferencë për mediat, për të thënë se daljen e tij do ta anulojë për nje orar tjetër ditën e nesërme, kjo për faktin se nuk ishte prezent asnjë gazetar.

Konferenca e Ibsen Elezit ishte njoftuar më herët nga Partia Demokratike dhe sinjali u shpërnda po nga kjo seli.

Në fjalën e tij më pak se një minutë, Elezi u shpreh i zhgënjyer, duke thënë se mediat duhet ta pasqyrojnë aktivitetin e tij elektoral. Ai tha se nuk është manekin që të bisedojë në rrjetet sociale.

“Më vjen keq t’ju njoftoj se do e anuloj konferencën për shtyp për një arsye të thjesht, nuk është prezent asnjë gazetar. Duhet të ndodhte edhe kjo. Do t’ju kërkoja korrektësinë në pasqyrimin e kësaj fushate.

Unë nuk kam dalë si manekinë për të biseduar në rrjetet sociale apo media, por është në dinjitetin e gazetarëve që të jenë prezent.  Është një garë e rëndësishme. Po mundohen ti vënë epitetet nga më të ndryshimet, që unë kam hyrë formalisht apo jam i shitur.

Është e dyta e herë, dje u befasova. Por sot e ka kaluar pritshmërinë time. Jam i detyruar ta anuloj për një orar tjetër ditën e nesërme”, tha Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

13 − 9 =