Lufta në Ukrainë, kryeministri italian i bën thirrje SHBA-së

Kryeministri italian Mario Draghi, i ka kërkuar SHBA-së që të vazhdojë bisedimet me Rusinë për ti dhënë fund luftës në Ukrainë.

Një ditë pas takimit me Joe Biden, Draghi tha se gjatë bisedimeve mes tyre u kuptua se rruga drejt paqes është e ndërlikuar, por tha se të gjithë duhet të bëjnë përpjekje për të ndihmuar Rusinë dhe Ukrainën të gjejnë një zgjidhje.

“Ka kaq shumë mundësi, por para se të arrijmë në atë pikë, duhet bërë një përpjekje dhe është një përpjekje që të gjithë aleatët, veçanërisht Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të bëjnë për t’u ulur në një tryezë. ”, tha Draghi.

Kryeministri italian shtoi se ai ka besim se kërkesa e Moskës që blerësit evropianë të paguajnë për gazin rus në rubla nuk do të çojë në një ndërprerje të furnizimeve.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se përmbushja e kërkesës mund të shkelë sanksionet e BE-së, por Draghi tha se ishte një “zonë gri”.

“Në fakt, shumica e importuesve të gazit tashmë kanë hapur llogaritë e tyre në rubla me Gazprom,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

2 × 1 =